Lidhje

Shkolla 'Educare' në Oklahoma, e ndërtuar me teknologji të gjelbër


Shkolla 'Educare' në Oklahoma, e ndërtuar me teknologji të gjelbër
Shkolla 'Educare' në Oklahoma, e ndërtuar me teknologji të gjelbër

Qyteti i Okllahomës është entiteti i pare në Shtetet e Bashkuara, i certifikuar si Udhëheqës në Projektet e Energjisë dhe Mjedisit, për shkollën e tij “Educare” e cetrifikuar si institucioni i pare i këtij lloji në vend. Kjo shkollë është hapur në verën e vitit të kaluar dhe që prej atëhere ka tërhequr një vemendje shumë të madhe.

Në pamje të parë, shkolla duket si një godinë e zakonëshme meqë është e ndërtuar me tulla, gurrë, dru dhe xham. Ndryshimi kryesor qendron në mjediset e brendëshme, por edhe jashtë, veçanërisht nëse i kushton vemendje këtij objekti të gjelbër.

Shkolla “Educare” është sistemi më mirë shtetëror i edukimit parashkollor në vend dhe konsiderohet si një kopsht natyral lodrash, thotë Paula Gejts, drejtoreshë e “Educare” të Okllahomës. Ajo vë në dukje se sheshi i lodrave është projektuar në një mënyrë të atillë që elementët natyrorë, si gurët dhe dheu, të shërbejnë për ta bërë të sigurt lëvizjen në teritorin e saj.

“Duke ndjekur prirjet e gjelbra në shkollë, ne ndihmojmë në edukimin e një brezi të tërë fëmijësh se si t’i shfrytëzojnë sa më mirë burimet që kanë në dispozicion, përfshirë këtu edukimin e prindërve dhe komunitetit”.

Studimet tregojnë se fëmijët janë të prirur të mësojnë më shumë, të mbajnë mënd më shume dhe të përmirësojnë rezultatet kur edukohen në ndërtesa që kanë më shumë dritë natyrale dhe ajër më të pastër brenda. Kjo ndërtesë e gjelbër i ka të gjitha këto karakteristika.

Arkitekti Geri Risetar ishte menaxher projekti për ndërtimin e shkollës. Ai thekson se fëmijët këtu lozin në klasa të mëdha me shumë dritë dielli, të pajisura me banka dhe tavolina druri dhe me instalime të gjelbra.

“Projekti është shumë i hapur, është i rehatshëm për qarkullimin e fëmijëve dhe mendoj se u jep atyre përshtypjen se janë në lagjen e tyre. Kjo shkollë ëshët krejt e ndryshme nga çdo vend tjetër dhe pa asnjë dyshim krejt ndryshe nga çdo shkollë tjetër”.

Vetëm duke parë sheshin e lodrave, kjo shkollë është si asnjë tjetër. Por më me rëndësi, kjo shkollë është e veçantë brenda, thotë Mark Grims, inxhinieri zbatues i projektit.

“Ne kemi ndërtuar një qendër, një qendër edukimi që është e gjelbër, e para e këtij lloji në vend. Ndërtimi i saj ishte me rëndësi për t’u mësuar fëmijëve dhe familjeve të tyre se sa rëndësi kanë prirjet e gjelbra dhe sa e dobishme është një ndërtesë miqësore për mjedisin për vetë komunitetin që e frekuenton dhe lagjet përreth”.

Kjo qendër edukimi përmban elemente të artit në tërësinë e saj. Çdo klasë ka një vend të posaçëm nga ku prindërit dhe edukatorët e tjerë shikojnë fëmijët të angazhuar në aktivitete të ndryshme.

Sipas Këshillit amerikan për ndërtimet e gjelbra, më shumë se 1000 shkolla në gjithë vendin kanë plotësuar tashmë kushtet ose po punojnë në këtë drejtim për t’u certifikuar si Udhëheqës në Projektet e Energjisë dhe Mjedist. Madje, çdo shkollë në Shtetet e Bashkuara që zgjerohet me ndërtime të reja po ndjek prirjet e gjelbra ose të paktën përfshin disa elemente të tilla.

XS
SM
MD
LG