Lidhje

Athinë: Grevë e punonjësve të transportit publik dhe shoferëve të taksive

  • Zëri Amerikës

Athinë: Grevë e punonjësve të transportit publik dhe shoferëve të taksive

Athinë: Grevë e punonjësve të transportit publik dhe shoferëve të taksive

Sot në Athinë trafiku ishte bllokuar për shkak të një greve një-ditore të punonjësve grekë të transportit publik dhe shoferëve të taksive, lidhur me shkurtimet buxhetore nga qeveria. Në grevë u përfshinë edhe kontrollorët e trafikut, që shkaktoi anulimin, apo shtyrjen e fluturimeve, si dhe mësuesit.

Disa gazeta greke reaguan me zemërim ndaj kërkesave të kreditorëve të huaj ndaj vendit, që qeveria të shkurtojë më tepër shpenzimet. Madje një nga gazetat shkruante se punonjësit e sektorit publik dhe pensionistët janë vendosur në “alatrin e sakrificave”.

Ministri grek i Financave Evanxhelos Venizellos e cilësoi gjendjen financiare të vendit “kritike”, por shtoi se duhen marrë masat e ashpëra, me qëllim që të merren fonde shtesë nga FMN-ja, BE-ja dhe Banka Qendrore Evropiane.

Greva filloi një ditë pasi qeveria tha se do të zbatojë masa shtrënguese ekonomike në përpjekje për të bindur kreditorët ndërkombëtarë se ajo meriton këstin tjetër të paketës së shpëtimit ekonomik për të shmangur mospagimin muajin e ardhëshëm. Qeveria greke tha dje se do të ngrejë numrin e nëpunësve që do të marrin vetëm 60 përqind të rrogës së zakonshme, do të ulë pensionet e një pjese të popullatës dhe do të ulë shumën e pataksueshme të rrogave të ulta të punonjësve.

XS
SM
MD
LG