Kryeministri grek Jorgo Papandreu hodhi poshtë një njoftim të një reviste gjermane se vendi i tij po përpiqet të shkëputet nga eurozona. Zoti Papandreu e cilësoi njoftimin “plotësisht jo të vërtetë dhe absurd”.
Kryeministri gjithashtu u bëri thirrje vendeve të tjera të mos e ngacmojnë Greqinë në mënyrë që ky vend të bëjë punët e tij në qetësi.
Zoti Papandreu i bëri komentet në përgjigje të një artikulli të botuar në numrin e së premtes të revistës Der Spiegel, ku thuhej se Athina kishte ngritur mundësinë e tërheqjes nga eurozona dhe se kjo çështje do të diskutohej nga vendet e eurozonës në një takim sekret në Luksenburg.