Lidhje

Presidenti Papulias përpiqet të zgjidhë krizën politike në Greqi


Presidenti i Greqisë deri tani nuk ka pasur sukses në përpjekjet për të formuar një qeveri të re koalicioni.

Presidenti Karolos Papulias zhvilloi sot bisedime me kreun e Partisë së Re Demokratike, Partisë Syriza me pikëpamje liberale radikale dhe partisë socialiste PASOK. Ai u takua edhe me krerët e partive më të vogla, të cilat fituan vende në parlament në zgjedhjet e 6 majit.

Bisedimet janë përpjekja e fundit e presidentit për të shmangur zgjedhje të reja, pasi asnjë parti nuk mori vota të mjaftueshme për të mundësuar formimin e një qeverie.

Zoti Papulias ka afat deri të enjten për të arritur marrëveshjen për qeverinë e ardhshme greke. Nëse nuk arrin sukses, Greqia do të detyrohet të zhvillojë zgjedhje të reja në qershor.

XS
SM
MD
LG