Lidhje

Bajden premton mbështetje amerikane për Greqinë

  • Zëri Amerikës

Bajden premton mbështetje amerikane për Greqinë

Bajden premton mbështetje amerikane për Greqinë

Nënpresidenti amerikan Joe Biden premtoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Greqinë ndërkohë që kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e monedhës së përbashkët evropiane, euron, e cila ndodhet nën trysninë e borxheve gjigande.

Duke folur sot në Athinë, nënpresidenti amerikan tha se Uashingtoni është në solidaritet me Greqinë tani që ajo po përpiqet për të përmbushur standardet e vështira financiare të vendosura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Zoti Biden theksoi se është në interes të Shteteve të Bashkuara që Greqia ta kapërcejë krizën financiare dhe të mbetet një pjesë e fortë dhe e gjallë e Bashkimit Evropian. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta ndihmuar Greqinë në çdo mënyrë të mundshme.

Nënprtesidenti amerikan u takua me Presidentin grek Karolos Papulias dhe kryeministrin e sapozgjedhur Lucas Papadhimos, si dhe me udhëheqësit e partive kryesore që mbështesin qeverinë e re të koalicionit. Në programin e tij të vizitës përfshihej edhe një takim me ish kryeministrin dhe udhëheqësin socialist, Jorgos Papandreu si dhe me udhëheqësin e konservatorëve, Antonis Samaras.

XS
SM
MD
LG