Lidhje

BE, optimiste për shanset e Greqisë për të ulur borxhin publik

  • Zëri Amerikës

BE, optimiste për shanset e Greqisë për të ulur borxhin publik

BE, optimiste për shanset e Greqisë për të ulur borxhin publik

Zyrtarët evropianë po shprehin optimizëm se Greqia do të përfundojë së shpejti një marrëveshje me kreditorët e saj privatë për të shkurtuar me 130 miliardë dollarë borxhin që ju detyrohet.

Komisioneri i BE-së për ekonominë Olli Rehn u tha drejtuesve të biznesit në Forumin e Davosit sot, se Greqia është shumë pranë një marrëveshje, ndoshta brenda disa ditëve. Marrëveshja prespektive e vendit me 32 institucione të mëdha financiare do të shkurtojë borxhin që Greqia iu ka huadhënësve privatë me 50 përqind, por një marrëveshje për hollësitë kryesore të këtij pakti ka qënë e paarritshme.

Zyrtarët grekë do të rifillonin bisedimet me negociatorët e bankave kryesore sot ndërsa udhëheqësit evropianë vazhduan ti bëjnë trysni qeverisë së Athinës për të vendosur masa jopopullore shtrënguese ekonomike. Greqia po kërkon miratimin e një plani shpëtimi prej 169 miliardë dollarësh, e dy në dy vjet, për të shmangur falimentin ndaj detyrimeve financiare në muajin mars. Por zyrtarët evropianë thanë se vendi i zhytur në borxhe nuk do të marrë fonde në se nuk arrin një marrëveshje me huadhënësit dhe të shkurtojë shpenzimet e saj publike.

Enda Kenny, kryeministrja e Irlandës, një vend tjetër ky që është detyruar të sigurojë ndihmë ndërkombëtare, u tha udhëheqësve të biznesit në Zvicër se Evropa duhet të fajësojë vetveten për krizën dyvjeçare të borxhit qeveritar.

XS
SM
MD
LG