Lidhje

Greqia merr këstin e parë të huasë nga Bashkimi Evropian

  • Ilir Ikonomi

Greqia merr këstin e parë të huasë nga Bashkimi Evropian

Greqia merr këstin e parë të huasë nga Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian tha se Greqia mori 18 miliardë dollarë hua nga BE-ja për ta ndihmuar vendin të dalë nga kriza e borxhit.

Kësti i parë i huasë emergjente vjen një ditë para se Athina duhet të paguajë 10.6 miliardë dollarë në formë bondesh për të mënjanuar falimentimin.

Kriza financiare greke dhe kërcënimi i saj për vendet e tjera të eurozonës bëri që Bashkimi Evropian dhe FMN-ja të formulonin një paketë prej 145 miliardë dollarësh ndihma për Greqinë në këmbim të shkurtimeve drastike të shpenzimeve nga ana e Athinës.

Shkurtimet e shpenzimeve në Greqi kanë nxitur protesta, disa herë të dhunshme dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e qeverisë për të menaxhuar krizën.

XS
SM
MD
LG