Lidhje

Greqia njofton një program për kërkime nafte e gazi në detin Jon

  • Raimond Kola

Greqia njofton një program për kërkime nafte e gazi në detin Jon

Greqia njofton një program për kërkime nafte e gazi në detin Jon

Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën e Korfuzit qytetit fqinj me Shqipërinë. Program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm Kompani Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare. Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve.


Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën detare të Korfuzit qytetit fqinj me Shqipërinë.

Sipas burimeve të shtypit grek, që i referohen zyrtarëve të Ministrisë greke të Mjedisit dhe Energjisë, ky program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm angazhimin e Kompanive Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare. Kërkimet, sipas njërës prej gazetave kryesore greke “To vima”, bazohen në parimin e "vijës së mesit, apo distancës së baraz-larguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë e zonës detare të Detit Jon.

Burimet e shtypit grek pohojnë se Qeveria greke nuk do të marrë pjesë në shpenzimet për studimet sizmike. Sipas gazetës “To Vima “ qeveria greke synon të nxjerrë në pah struktura gjeologjike dhe burimet e mundshme të naftës, për të nisur në vitin 2012 një seri dhëniesh me konçesione në fusha të caktuara detare.

Hapat vijnë pas një serie reformash në privatizime dhe konçesione që Qeveria e Jorgo Papandreut ka ndërmarrë kohët e fundit për të zbutur efektet e krizës së rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin. Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi ne prill te vitit 2010 një marrëveshje që Ministrat respektivë të Punëve të Jashtme, të të dy vendeve firmosën fundin e Prillit të vitit 2009 ne Tirane.

Marrëveshja e titulluar: “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare” kishte pasur ndër të tjera , sipas Gjykatës Kushtetuese , mangësi të theksura në përmbajtjen e saj dhe binte ndesh me disa nene ne Kushtetutën shqiptare.

XS
SM
MD
LG