Lidhje

Papandreu: Nuk do të ketë ristrukturim të borxhit grek


Papandreu: Nuk do të ketë ristrukturim të borxhit grek
Papandreu: Nuk do të ketë ristrukturim të borxhit grek

Kryeministri grek Jorgo Papandreu ka përjashtuar mundësinë e ristrukturimit të borxhit grek, ndërkohë që vendi ende ndeshet me sfida të shumta për të rimëkëmbur ekonominë.

Zoti Papandreu tha dje se ide të tilla zhvendosin vëmendjen nga përparësitë ekonomike, përfshirë zbatimin e reformave dhe privatizimin e pasurive shtetërore në përpjekje për të paguar borxhin. Ai tha se kostoja e ristrukturimit të borxhit është shumë më e lartë se përfitimet që do të rridhnin nga ky proces.

Shefi i Eurozonës dhe kryeministër i Luksenburgut Zhan-Klod Junkër tha dje se ka vend për një “ristrukturim të butë” siç u shpreh ai, për borxhin e madh të Greqisë.

XS
SM
MD
LG