Lidhje

Problemet e Greqisë ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e saj në BE


Debatet politike në Greqi lidhur me krijimin e një qeverie koalicioni po ringjall shqetësimet se ky vendi mund të bëhet i pari që të dalë nga Eurozona.

Qeveria e Athinës e shmangu dy herë daljen nga Eurozona në dy vitet e fundit, ndërsa kryente negociata për miliarda dollarët në paketa shpëtimi nga fqinjët e saj evropianë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të shmangur falimentimin. Greqia u detyrua të binte dakord për të imponuar masa të rrepta financiare që kanë shkaktuar protesta masive.

Por në zgjedhjet e së dielës, votuesit refuzuan me diferencë të madhe votash kandidatët që mbështesin shkurtimet e thella në shpenzime. Udhëheqësit politikë kundër masave të rrepta ekonomike po thonë se vendi nuk është më i detyruar që të mbështesë kushtet për shkurtime buxhetore të paketave ndërkombëtare të shpëtimit.

Për këtë arsye, analistët financiarë thonë se rezultatet e zgjedhjeve dhe vështirësia në formimin e qeverisë së re e rrisin mundësinë që vendi të dalë nga Eurozona dhe t’i rikthehet përdorimit të dhrahmisë.

XS
SM
MD
LG