Lidhje

Zbulohet një re e madhe nafte nën ujë në Gjirin e Meksikës

  • Elizabeth Lee

Underwater oil particles in the Gulf of Mexico

Underwater oil particles in the Gulf of Mexico

Shkencëtarët e Institutit Oqeanografik Woods Hole thonë se kanë zbuluar mbetje të naftës nga rrjedha në thellësi, nën sipërfaqen e oqeanit. Ky zbulim ndodh ndërkohë që edhe shkencëtarë të tjerë po zbulojnë më shumë dëshmi të rrjedhjes nënujore të naftës, megjithëse administrata e presidentit Obama ka thënë se shumica e naftës është mbledhur, djegur ose shpërbërë.

Ujërat e Gjirit mund të duken të pastra, por shkencëtarët thonë se nën sipërfaqen e ujit, e fshehur nga syri i njeriut, janë vërejtur shenja të naftës.

Kimisti i marinës, Chris Reddy, ka mbledhur mostra të ujit në Gjirin e Meksikës për nëntë ditë me rradhë në muajin qërshor dhe ka zbuluar rajone me ujë që në përbërje kishin naftë.

“Mostrat e ujit që ne morëm dukeshin sikur ishin ujë nga burimi dhe nuk mund të shihej e as nuk mund të nuhatej nafta. Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të vërtetohet prania e naftës në ujë.”

Shkencëtarët nga Instituti Oqeanografik Woods Hole thonë se llumi i naftës i zbuluar është nga pusi i dëmtuar pronë e kompaniës BP. Llumi është pothuaj dy kilometra i gjërë, të paktën 35 kilometra i gjatë dhe gjendet 900 metra thellë nën ujë.

“Nuk dihen arsyet se përse kjo sasi e naftës nuk ka dal mbi ujë.”

Këta shkencëtarë nuk janë të vetmit që kanë gjetur naftë nga rrjedhja nënujore e naftës e shkaktuar nga kompania BP. Duke përdorur rrezet ultra violet, studiuesit nga universiteti i Floridës Jugore kanë gjetur pikëza të naftës të cilat gjenden në sipërfaqen nënujore të detit. Ata thonë se pikëzat e naftës po dëmtojnë bimët e vogla dhe bakteriet.

“Këto ujëra tregojnë shumë qartë se fitoplanktoni dhe gjallesat janë në gjendje të dobët.”

Këto gjetje vijnë pas deklarimit të administratës së presidentit Obama se shumica e naftës është zhdukur.

Carol Browner është këshillatare e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e enerigjisë.

“Shumica e naftës është mbledhur, pastruar, ose shpërbërë”

Por një ekip i shkencëtarëve të universitetit të Gjorgjias thotë se shqyrtimit i të dhënave të qeverisë tregonë se 80% e naftës nga rrjedhja e shkaktuar nga BP ka mbetur në Gjirin e Meksikës.

Samantha Joye është shkencëtare e marinës.

“Ka ende naftë në ujë dhe në sipëfaqen nënujore të detit. Kjo do të ketë ndikim në sistemin e këtyre ujërave.”

“Nuk do të befasohesha nëse llogaritjet ndryshojnë pas studimeve të mëtejshmem,” thotë Chris Reddy. Ai shton se se pas mbledhjes së më shumë të dhënave nga ana e shkencëtarëve do të qartësohet saktësisht sasia e naftës së mbetur.

XS
SM
MD
LG