Lidhje

Haga refuzon kërkesën për shtyrje të gjyqit të Radovan Karaxhiçit


Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës për ish Jugosllavinë hodhi poshtë kërkesën për shtyrjen e mëtejshme të gjyqit për të dyshuarin për genocid, Radovan Karaxhiç, ish-udhëheqësi serb i Bosnjes.

Gjykata me seli në Hagë, tha sot se gjyqi do të rifillojë në 13 prill.

Radovan Karaxhiçi akuzohet se ka orkestruar mizoritë serbe gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje, përfshirë masakrën e vitit 1995 ku u vranë rreth 8000 burra dhe djem muslimanë në Srebrenicë.

Ai i mohon akuzat. Në fillim të muajit, në hapje të gjyqit të tij, ai tha se masakra është një mit. Muslimanët, shtoi ai, i vranë vetë njerëzit e tyre dhe pastaj fajësuan serbët për të fituar mbështetjen ndërkombëtare.
Radovan Karaxhiçi, i cili ka marrë përsipër të mbrohet vetë në gjyq, këmbëngul se është i pafajshëm.

Radovan Karaxhiçi u arrestua në Beograd në vitin 2008, pas një periudhe 13 vjçare si një personat më të kërkuar në botë nga drejtësia ndërkombëtare.

Komandanti i tij ushtarak gjatë kohës së luftës, Ratko Mlladiç, është ende i lirë.

XS
SM
MD
LG