Lidhje

Mjekët paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore gjatë sezonit të festave

  • Zëri Amerikës

Mjekët paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore gjatë sezonit të festave

Mjekët paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore gjatë sezonit të festave

Tani që sezoni i festave ka arritur kulmin, mjekët paralajmërojnë se festimet shoqërohen edhe me një numër rreziqesh për shëndetin.

Ata kanë këshilluar amerikanët të tregohen të moderuar në konsumin e kripës dhe ushqimeve të yndyrshme për të shmangur probleme zemre apo hemoragji cerebrale. Sipas statistikave, vdekjet nga probleme të zemrës shënojnë 5 për qind rritje gjatë festave të fund-vitit. Ndërkaq, numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente për infarkt apo goditje të tjera në zemër rritet me 30 për qind gjatë këtyre javëve.

Problemi kryesor vjen nga darka e rëndë që shtrohet për Krishtlindje apo për Vit të Ri, stresi për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për festat dhe shpesh mospërfillja e dhimbjeve që paralajmërojnë probleme si infarktin. Ka raste kur njerëzit nuk pinë ilaçet e nevojshme, ose nuk kërkojnë ndihmë mjekësore pasi nuk duan të bëhen pengesë për festimet familjare.

Për ata që janë me fat dhe nuk kanë probleme shëndeti megjithëse e tejkalojnë masën gjatë festimeve, mjekët rekomandojnë një analizë gjaku menjëherë pas Vitit të Ri për të parë nëse personi ka probleme kolesteroli që mund të jenë acaruar gjatë darkave festive.

Ndër problemet e tjera që pasojnë festat janë ankthi dhe depresioni që ndjejnë shumë njerëz, pasi ndahen nga të afërmit me të cilët kanë kaluar festat.

XS
SM
MD
LG