Lidhje

Rreziqet nga dobësimi i mureve të aortës

  • Zëri Amerikës

Rreziqet nga dobësimi i mureve të aortës

Rreziqet nga dobësimi i mureve të aortës

Shoqata Amerikane e Zemrës njofton se numri i vdekjeve nga sëmundjet që ndikojnë enët e gjakut të zemrës ka rënë thuajse 30 për qind që nga viti 1990. Por sëmundjet e zemrës mbeten ende një vrasës kryesor në Shtetet e Bashkuara. Një sëmundje e tillë i mori jetën diplomatit Richard Hollbruk, i cili vdiq nga një çarje në aortë më 13 dhjetor.

Aorta është arteria më e madhe në trup. Ajo kalon nga zemra në bark dhe transporton gjakun në organet dhe në arteriet e tjera. Arteriet e shëndetshme janë të qeta dhe elastike, por kur një arterie dobësohet, gjaku që rrjedh në të mund të shkaktojë flluska. Në qoftë se një flluskë e tillë çahet, shanset e mbijetesës janë të pakta. Simptomat janë pak. Madje edhe me një trajtim të menjëhershëm mjekësor, vetëm një përqindje të vogël e pacientëve mbijetojnë.

Një nga faktorët e rrezikut është mosha. Dr Richard Rubin është kardiolog në spitalin Sibley në Uashington. Ai thotë se ndërsa njeriu plaket, aorta bëhet më e brishtë. Forca si presioni i lartë i gjakut dhe pllakëzat sklerotike mund të dobësojnë muret e aortës duke e bërë atë më delikate e gati për t'u çarë a këputur. Faktorë të tjerë rreziku janë ngritja e peshave të rënda apo shpërthim i papritur i energjisë.

Dr. Riçard Rubin thotë se veçanërisht e rrezikshme është rritja e papritur e presionit, për shembull, kur një njeri është duke pastruar borën me vrull ose duke lëvizur a ngritur mobilje. Kjo mund të shkaktojë rritje të papritur të presionit të gjakut që përplaset vrullshëm në murin e aortës.

Aneurizma mund të zbulohet nga rrezet X, EKG, MRI (rezonancë magnetike) ose CT scan. Kjo është mënyra sesi mjeku zbuloi dy vjet më parë se Kevin Healey kishte aneurizëm. Ai krey një EKG, dhe vuri re parregullsi në madhësinë e zemrës. Kjo e shtyu mjekun të kërkonte kryerjen e një CT scan dhe gjeti aneurizmën në aortë.

Mjekët e riparuan aneurizmën, por Dr. Rubin shpjegon se kur aneurizma shpërthen, gjendja bëhet shumë e rrezikëshme për jetën.

Kur kjo ndodh, vëllimi i gjakut derdhet në zgavrën e kraharorit ose zgavrën e barkut, dhe kjo është një urgjencë mjekësore. Gjaku del jashtë aortës, tensioni i gjakut bie, dhe të gjitha organet jetike të trupit nuk marrin sasinë e duhur të gjakut.

Mjekët mund ta heqin aneurizmën me operacion duke e zëvendësuar me një membranë arterie ose pjesë artificiale Disa mjekë australianë kanë shpikur një mënyrë për të riparuar një aneurizëm. Dr. Tony Grabs e kryen këtë procedurë në Spitalin St. Vincent's në Sydney.

Përmirësimet teknologjike, thotë ai, bëjnë të mundur që operacioni të kryhet vetëm duke bërë dy çarje të lehta në krah për të arritur tek arteriet.

Ndërsa mosha mund të jetë një faktor për aneurizëm, mjekët thonë se kolesteroli, presioni i gjakut dhe pesha trupore brenda kufijve normalë mund të ndihmojnë për të mbajtur aortën të shëndetëshme dhe për të zvogëluar gjasat për një aneurizëm.

XS
SM
MD
LG