Lidhje

Grupi i rrokut, Hart, sërish në treg me albumin e ri "Red Velvet Car"

  • Zëri Amerikës

Grupi i rrokut, Hart, sërish në treg me albumin e ri "Red Velvet Car"

Grupi i rrokut, Hart, sërish në treg me albumin e ri "Red Velvet Car"

Album i ri i grupit Hart, “Red velvet car”, hyri në renditjen Billbord 200 duke zënë vendin e 10, dhe u rendit në vend të tretë në klasifikimet e muzikës rrok, duke u shndërruar kështu në debutimin më të mirë të këtij grupi gjatë gjithë karrierës së tyre.

Grupi Hart përbëhet nga motrat An dhe Nensi uilson, të cilat tani janë 60, dhe 57 vjeçe përkatësisht. Ato u rritën në San Diego të Kalifornisë, dhe në Taivan përpara se familja e tyre të vendosej në Siatell të shtetit Uashington. An dhe Nensi nisën të interpretonn së bashku në grupe të ndryshme muzikore në vitet 1960. Albumi debutues i vitit 1976 “Dreamboat Annie” shiti më shumë se 1 milion kopje në SHBA. Të konsideruara si pioniere të muzikës rrok për femrat, grupi Heart hodhi në treg shumë hite gjatë viteve 1980, si “What about love”, “Never”, dhe “All I wanna do is make love to you”. Ato zunë vendin e parë në renditjet muzikore me këngët “These dreams” dhe “Alone”.

Kritika ka dhënë vlerësime pozitive për grupin “heart” në lidhje me albumin e tyre të fundit “Red velvet car”. Një nga këngët e albumit e titulluar “Sunflower”, është një dhuratë e Nensit për motrën e saj, me rastin e ditëlindjes.

Grupi Heart ka marrë pjesë në shumë aktivitete muzikore dhe aktualisht është në turne për të promovuar albumi e tyre “Red velvet car”. Kënga “Hey you” është një ndër titujt e përfshirë në këtë album:

XS
SM
MD
LG