Lidhje

Premiera e aventurës së parafundit të Heri Poterit

  • Zëri Amerikës

Premiera e aventurës së parafundit të Heri Poterit

Premiera e aventurës së parafundit të Heri Poterit

Premiera e aventurës së parafundit të Harri Potterit u shfaq mbrëmë, ndërkohë që dashamirët e Harrit pritën 24 deri në 48 orë për ta parë atë. Dhe ata erdhën nga vende të ndryshme. Në korrik të vitit të ardhshëm, pritet të dalë në kinema filmi i fundit rreth Harri Potterit, që përshin një realizim kinematografik prej rreth 20 orësh, në të cilin admiruesit e filmit shikojnë se si Harri rritet para syve të tyre nga një djalë i turpshëm 11 vjeçar në një adoleshent, dhe një i rritur i guximshëm dhe fisnik.

Bazuar në librin e fundit të shkrimtares JK Rowling, filmi "Harry Potter and the Deathly Hallows" është pjesa e parë me dy pjesë e filmit të fundit të Harrit.

Gjatë xhirimit të filmit, ndryshe nga të mëparshmit, aktorët i luajtën pjesët e tyre jashtë dhe jo në studio, në zona të ndryshme të Britanisë, diçka që i pëlqeu aktorit kryesor, Daniel Radcliffe, i cili luan rolin e Harrit.

''Dy muajt e parë të xhirimit u bënë jashtë, diçka kjo e pazakontë për Potterin. Në filmat e mëparshëm ne xhiruam gati një vit në studio. Këtë radhë ne shkuam në Wales, ku u bë një pjesë e xhirimit dhe kaluam shumë mirë".

Vetë natyra magjike e filmit ndikon te personazhet kryesore dhe marrëdhëniet mes tyre.

Rupert Grint, i cili luan rolin e shokut të Harrit, Ron Weasley, shpjegon se si personazhi, që ai luan vuan nga dashuria:

"Në këtë film Roni është i zymtë, ndryshe nga filmat e mëparshëm. Ai është xheloz për Hermion dhe Harrin që kalojnë shumë kohë së bashku. Ai është në dashuri me Emmën. Skenat janë të komplikuara, ai ka frikë dhe në disa momente zemërohet. Roli i Ronit këtë herë ishte ndryshe dhe mua më pëlqeu mjaft".

Edhe Emma Watsonit i pëlqeu që iu dha rasti të tregonte anën emocionale të personazhit të saj Hermion:

"Mendoj se pjesa e parë e këtij filmi është më e preferuar për mua sepse krijon marrëdhëniet mes ne të treve. Në këtë film, personazhet tona zhvillohen dhe më pëlqeu ky rol pak i ndryshëm nga të mëparshmit të Hermionit".

As koha me shi dhe erëra të forta nuk i pengoi dashamirët e personazhit Harry Potter që të mernin pjesë mbrëmë në premierën e filmit më të fundit me titull "Harry Potter and the Deathly Hallows: Pjesa e parë". Ata qëndruan në sheshin Lester të Londrës 24 deri në 48 orë për të parë yjet e filmit. Disa të veshur si personazhet e librave, mbi të cilët janë bazuar filmat e Harry Potterit e disa të tjerë u përpoqën të pasqyronin imazhet e filmave. 26 vjeçarit Robert Conner i pëlqen shumë aktori Rupert Grint, i cili luan rolin e shokut të ngushtë të Harrit, Ron Weasley. Ai ishte një prej tifozëve të parë që ngriti tendën e parë në sheshin Leicester (Lester) që të martën mbrëma.

"Jam një tifoz i madh i filmave Harry Potter. Në fakt, kam një tatuazh të Harry Potterit, që ua kam treguar disa prej personazhve të filmit. Më pëlqen shumë Harry Potter, si librat, filmat dhe artistët, që luajnë rolet në film".

Dashamirë të tjerë të Harry Potterit mbërritën nga vende më të largëta për të parë premierën. Dora al-Saadi, 17 vjeç, erdhi nga Suedia.

"Harry Potter është çdo gjë për mua. Është pjesë e jetës tonë dhe ia vlen që të presim këtu. Të gjithë thonë se filmat e Harry Potterit janë pjesë e jetës sonë", thotë ajo.

23 vjeçarja Sian Dhu ka ardhur nga Australia.

"Kemi të bëjmë me një fenomen kulturor. Ke parë një numër filmash të mrekullueshëm, por fatkeqsisht atyre po u vjen fundi, gjë kjo e trishtueshme. Do t’i themi lamtumirë Harrit dhe mendoj se kemi ardhur këtu për të shprehur mirënjohjen tonë", thotë ajo.

Warner Brothers vendosi të realizojë 2 filma në bazë të librit të shtatë dhe të fundit të autores J.K. Rowling rreth Harrit dhe aventurave të tij, pasi 6 filmat e parë bënë fitime, që kapën shifrën e 5.4 miliardë dollarëve.

Filmi do të dalë në kinema në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara më 19 nëntor. Dashamirët duhet të presin për pjesën e dytë deri në korrik të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG