Lidhje

Kejti Holms ne rolin e Zhaklin Kenedit, Xhenifer Aniston para publikut me filmin The Switch

  • Zëri Amerikës

Kejti Holms ne rolin e Zhaklin Kenedit, Xhenifer Aniston para publikut me filmin The Switch

Kejti Holms ne rolin e Zhaklin Kenedit, Xhenifer Aniston para publikut me filmin The Switch

Filmi i ri “The switch” me aktorët Jennifer Aniston dhe Jason Batmen, është një fabul komike, që bazohet në dëshirën e një gruaje në moshë për të patur një fëmijë në mënyrë artificiale. Mbas një ngatërrese të paqëllimshme nga miku i saj i ngushtë gjatë një feste, gjithçka përfundon në lindjen e një fëmije, por me baba natyral të ndryshëm nga ç’mendon protagonistja. Do të duhet të kalojnë 7 vjet për të kuptuar se ç’ka ndodhur në të vërtetë, dhe për të zbuluar gjithçka.

“Është një subjekt i veçantë, dhe i patrajtuar më parë në filma. Në këtë film paraqitet mundësia që shkenca u jep grave për të patur mundësin që të kenë fëmijë kur të duan dhe kur të jenë gati,” thotë Jenifer Aniston.

Deri në bashkëpunimin e tyre me filmin “The Switch”, Aniston dhe Bateman nuk kanë patur asnjë bashkëpunim mes tyre, por të dy i lidh një miqësi 15 vjeçare. Gjihashtu ata do të interpretojnë së bashku në filmin “ Horrible Boss” që do të dalë vitin që vjen në kinema.

Filmi The Switch del në kinematë amerikane në datën 2 shtator.

2. Katie Holmes merr pjesë në një film që History Channel po xhiron për zonjën e parë më të famshme në historinë amerikane, Jackie Kannedy Onasis. Për realizmin e filmi, Holmes ka rikrijuar foton e famshme që ka realizuar fotografi Ron Galella për ish zonjën e parë, të cilën ai me krenari e ka quajtur “Mona Lisa”.

Galella ka rrëfyer në në tjetër dokumentar me titull “Thyeni aparatain e tij fotografik” , për momentin e realizmit të fotografisë së famshme. Ai doli nga pemtë ku ishte fshehur në anë të rrugës dhe realizoi foton e famshme të Jacke Kenedit, me flokët që ia merr era.

Fotografi thotë se vetë Jackie iu kishte dhënë urdhër punonjësve të sigurisë që t’i thyenin apartatin fotografit, nëse e shihnin duke e fotografuar.

3. “Janë të vetmit që mbasi marrin një autograf prej teje të thonë faleminderit” kështu është shprehur Angeline Jolie për adhuruesit e saj britanikë.

Gjatë premierës së filmit të saj të fundit “The Salt”, Angeline Jolie është takuar nga shumë adhurues, dhe ajo nuk ka ngurruar t’u kushtojë kohën e duhur atyre.

Aktorja, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë për UNHCR-në, foli dhe për viktimat e përmbytjeve shkatërrimtare në Pakistan. Joli e cila ka qenë në rajon para pak kohësh tha se ajo do të shkojë sërish, për të kthyer vëmendjen tek fatkeqësia që ka goditur Paksitanin.

Filmi “Salt” ka në qendër Evelin Salt, një agjente ruse e akuzuar nga bashkëpunëtorët e saj për spiunazh. Filmi ka mjaft skena të rrezikshme si hedhja nga autostrada në një kamion që lëviz me shpejtësi. Jolie thotë se për të ishte paksa e vështirë, mbasi kur nisën xhirimet e filmit ajo kishte 8 muaj që kishte sjellë në jetë binjakët. “Në fillim nuk isha shumë në formë, por më pas gjithcka ishte në rregull, dhe unë i xhirova skenat e veprimit,” thotë aktorja 36 vjeçare.

XS
SM
MD
LG