Lidhje

SHBA: Program i ri për të ndihmuar pronarët e shtëpive

  • Zëri Amerikës

SHBA: Program i ri për të ndihmuar pronarët e shtëpive

SHBA: Program i ri për të ndihmuar pronarët e shtëpive

Administrata e presidentit Obama po fillon një program të ri që do të ndihmojë pronarët e shtëpive në Shtetet e Bashkuara të mos humbin banesën për shkak se nuk paguajnë dot kredinë bankare.

Plani prej 14 miliard dollarësh i njoftuar sot, nxit bankat të pakësojnë shumën e parave që pronarët i kanë borxh bankës në disa raste. Programi ofron gjithashtu ndihmë për pronarët e shtëpive që kanë kredi më të mëdha se vlera e shtëpive të tyre, si dhe të papunët.

Disa prej këtyre kredive do të garantohen nga një agjenci qeveritare.

Bankat mund të bien dakort të pakësojnë shumën e kredisë sepse atyre do t’u kushtonte më shumë nëse pronari i shtëpisë tërhiqet nga kredia.

Problemet e mëdha në tregun amerikan të shtëpive luajtën rol të madh në nxitjen e krizës ekonomike. Përpjekjet e mëparshme për të ndihmuar pronarët e shtëpive dhe bankat të arrijnë në marrëveshje të reja kanë ndihmuar shumë pak veta që mezi arrinin të paguanin huatë e marra prej tyre.

XS
SM
MD
LG