Lidhje

Hungaria, e gatshme për lëshime para kërkesave të BE


Hungaria, e gatshme për lëshime para kërkesave të BE
Hungaria, e gatshme për lëshime para kërkesave të BE

Hungaria po përkulet para kërkesave të Bashkimit Evropian për të ndryshuar disa ligje të atij vendi që ngrenë pikëpyetje ndaj bankës qendrore, sistemit juridik dhe medias.

Mosmarrëveshjet e Hungarisë me Bashkimin Evropian kërcënojnë të minojnë synimin e vendit të Evropës lindore për të siguruar një kredi prej 25 miliard dollarësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha sot se pret që të arrijë një marrëveshje politike me BE-në gjatë një takimi të martën në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Zoti Orban tha se nuk shikonte ndonjë çështje veçanërisht të vështirë.

Analistët thonë se qeveria e Budapestit nuk ka patur zgjidhje tjetër përveç plotësimit të kërkesës së Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG