Lidhje

Parlamenti hungarez voton Janosh Ader për president të ri të vendit

  • Zëri Amerikës

Parlamenti hungarez voti sot për Janosh Aderi-n, anëtar i partisë Fidesz në pushtet, në postin e presidentit të ri të vendit, duke zemëruar partitë e opozitës, të cilat thonë se ky veprim i jep partisë së tij shumë pushtet.

Disa nga partitë e opozitës e bojkotuan seancën e sotme të votimit në parlament, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Jobbik votoi kundër tij. Por partia Fidesz ka dy të tretat në parlamentin e vendit, kështuqë zoti Ader fitoi me lehtësi në votim. Zoti Ader, me profesion jurist, është aleat i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban dhe ka qenë për tre vjet anëtar i Parlamentit Evropian.

Kritikët ankohen për lidhjen e tij të ngushtë me zotin Orban, duke thënë se ai nuk do ta bëjë siç duhet detyrën, për shkak të miqësisë me kryeministrin. Presidenca e Hungarisë ëahtë kryesisht ceremoniale, por personi në këtë post ka përgjegjësinë e nënshkrimin të ligjeve.

Presidenti gëzon autoritetin ta hedhë poshtë një ligj, duke ja çuar atë përsëri për rishqyrtim Parlamentit, ose gjykatës kushtetuese. Zoti Ader pason ish-presidentin Pal Schmidt, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pasi Universiteti Semmel-weis i Budapestit ja hoqi doktoratën e vitit 1992, pasi zbuloi se pjesa më e madhe e punimit shkencor ishte plagjiaturë.

XS
SM
MD
LG