Lidhje

Partia e qendrës së djathtë në Hungari pritet të fitojë shumicën parlamentare

  • Zëri Amerikës

Hungarezët po votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve që pritet t’i japin partisë Fidesz të qendrës së djathtë dy të tretat e shumicës parlamentare.

Në votimet e sotme, hungarezët po votojnë në 57 zona ku nuk ka pati fitues të qartë dy javë më parë. Anketat tregojnë se partia Fidesz është në krye në 52 prej tyre.

Kjo parti e udhëhequt nga Kryeministri Viktor Orban, fitoi shumicën më 11 prill, duke siguruar 206 vende në parlamentin prej 386 vendesh.

Shumica absolute prej dy të tretash i jep partisë Fidesz mudësinë të ndryshojë kushtetutën dhe ligjin zgjedhor.

Socialistët përfunduan në vend të dytë dy javë më parë me 19 përqind të votave, duke siguruar 28 vende në parlament, ndërsa partia e të djathtës ekstreme Jobik 17 përqind të votave dhe 26 vende, duke hyrë në parlament për herë të parë.

XS
SM
MD
LG