Lidhje

Në Hungari zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme


Hungarezët po votojnë në zgjedhjet kombëtare që pritet t’i japin pushtetin partisë opozitare të qendrës së djathtë, Fidesz, dhe të largojnë nga drejtimi i vendit socialistët. Qendrat e votmit u hapën në gjithë Hungarinë sot në mëngjes.

Sipas sondazheve, Partia Fidesz do të fitojë një shumicë të ndjeshme, ndërsa socialistët dhe e djathta ekstreme, Jobbik, do të konkurojnë për vendin e dytë. Ngritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve nga qeveria socialiste dëmtoi popullaritetin e tyre në Hungari, e cila ka qënë një nga vendet e goditura më rëndë gjatë krizës fianciare botërore të viti 2008.

Partia Fidesz, e udhëhequr nga Kryeminsitri Viktor Orban, ka premtuar të shkurtojë taksat dhe të krijojë një milion vende të reja pune gjatë 10 vjetëve të ardhshme. Ndërkaq, Jobbik, ka fituar mbështetje nga fryma anti-rome dhe anti-semitike në Hungari. Disa romë u vranë gjatë dhunës në vend vitin e kaluar.

Nëse partia Fidesz arrin të fitojë dy të tretat e vendeve në parlament, ajo mund të ndryshojë kushtetutën e vendit. Një zëdhënës i partisë tha se Fidesz nuk do të formojë koalicion me ndonjë parti tjetër, duke e cilësuar bashkëpunimin me socialistët të pamundur dhe partinë Jobbik tepër ekstreme.

XS
SM
MD
LG