Lidhje

Hungari: Autoritetet nuk gjejnë çarje të reja në depozitën e lëndëve toksike

  • Zëri Amerikës

Hungari: Autoritetet nuk gjejnë çarje të reja në depozitën e lëndëve toksike

Hungari: Autoritetet nuk gjejnë çarje të reja në depozitën e lëndëve toksike

Autoritetet në rajonin perëndimor të Hungarisë thanë se nuk ka plasaritje të tjera në murin e rezervuarit ku ndodhen mbetjet toksike, që të shtunën mendohej se mund të shembej. Një zëdhënës i qeverisë tha se po punohet për riparimin e plasaritjeve dhe se po ndërtohen mure të reja rreth zonës së dëmtuar, për shmangien e rrjedhjeve të tjera. Zyrtarët thanë dje se do të derdhet rreth 500 mijë metra kub material gërryes në rast se muri do të shembej.

Autoritetet evakuan rreth 800 vetë nga fshati Kolontar që ndodhet pranë rezervuarit të dëmtuar.

Të hënën, nga një çarje e murit të një uzine metalesh u derdhën 700 mijë metra kub mbetje kaustike që përmbytën tre fshatra në perëndim të Budapestit. Shtatë vetë humbën jetën dhe më shumë se 120 të tjerë u plagosën.

Fondi Botëror i Florës dhe Faunës ka thënë se muri i rezervuarit të mbetjeve toksike ka patur rrjedhje prej disa muajsh.

XS
SM
MD
LG