Lidhje

Foxconn zotohet të përmirësojë kushtet e punës

  • Zëri Amerikës

Gjigandi tajvanez i prodhimeve të teknologjisë së lartë, Foxconn, ka rënë dakord të përmirësojë kushtet në fabrikat që ka në Kinë, ku punëtorët montojnë i-Phone-a dhe pajisje të tjera për gjigandin amerikan të teknologjisë, kompaninë Apple. Foxconn thotë se do të rrisë rrogat e punonjësve, do pakësojë orët e punës pas orarit dhe do të përmirësojë kushtet e tyre të jetesës.

Ky njoftim u bë pasi një grup amerikan vëzhgimi, Fair Labor Association, publikoi dje(të enjten) një raport, ku jepeshin hollësi për dhjetra shkelje të ligjeve dhe rregulloreve kineze të punës. Mes këtyre shkeljeve është se punëtorët detyrohen të punojnë 60 orë në javë, një shifër kjo shumë më e lartë se maksimumi i 49 orëve që lejon ligji kinez. Po ashtu, punëtorët i kanë detyruar të punojnë pa ndërprerje për disa ditë me radhë, pa marrë kompensimet e nevojshme.

Raporti i ri u bazua në vëzhgimin e mbi 35 mijë punonjësve në tre uzina të mëdha të Foxconn-it. Kjo kompani punëson më tepër se 1 milion kinezë, të cilët montojnë produktet tepër të kërkuara të kompanisë “Apple”, përfshirë i-Padin dhe i-Phonin.

XS
SM
MD
LG