Lidhje

Greqi: Probleme për emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit

  • Raimond Kola
  • Zëri Amerikës

Greqi: Probleme për emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit

Greqi: Probleme për emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit

Kriza ekonomike në Greqi po i vë në vështirësi emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit. Ligji grek i detyron emigrantët të plotësojnë të ashtuquajturat pulla të sigurimeve dhe të ardhuart vjetore. Burime jo zyrtare pohojnë se rreth 25 % e emigrantëve shqiptarë e kanë të pamundur të ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit.

Emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi edhe gjatë vitit 2010 u ndeshën me peripeci të shumta në ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit. Kriza në ekonominë greke ka shtuar vështirësitë për shqiptarët, veçanërisht në sigurimin e të ashtuquajturave "pulla të sigurimeve" si dhe në sigurimin e të ardhurave vjetore, kritere këto të përcaktuara nga Ligji grek për Legalizmin e të huajve. Megjithëse autoritetet greke premtuan një lehtësim për këtë proçes, madje edhe një grup deputetësh të parlamentit grek premtuan një inisiativë ligjore gjatë një takimi me komunitetin e emigrantëve shqiptarë, ende kjo nuk është arritur.

Të dhënat jo zyrtare flasin se rreth 25 % e emigrantëve shqiptarë rrezikojnë të mos ripërtërijnë lejet e vjetra të qëndrimit. Sipas shtypit grek në janar të vitit 2010 ishin të pajisur me leje qëndrimi rreth 600 mijë emigrantë të huaj në Greqi , shumica dërrmuese e të cilëve nga Shqipëria. Po sipas burimeve zyrtare gjatë gjithë vitit numri i emigrantëve që kanë ripërtërirë lejen e qëndrimit është ulur në 26% dhe në këtë kategori pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptarët.Mos - ripërtëritja e lejeve të qëndrimit vë në vështirësi familjet e emigrantëve të cilët humbasin të drejtën për asistencë sociale dhe rrezikojnë dëbimin.

Lejet e qëndrimit afatgjata, sipas ligjit grek, lëshohen për emigrantët për pesë vjet . Institucionet e qeverisjes vendore pranojnë aplikimet kundrejt një shume të pakthyeshme prej 600 eurosh dhe kundrejt plotësimit të një pakete dokumentesh. Emigrantët kanë të drejtë që nëse lëshimi i lejes u refuzohet nga institucionet që kanë pranur aplikimet ta kërkojnë atë edhe në rrugë gjyqësore. Ndërkaq emigrantët shqiptarë nuk janë penguar të lëvizin edhe këtë vit në kufi me lejet e vjetra të qëndrimit të cilave u ka skaduar afati. Emigrantët mbi bazë të një qarkoreje të autoriteteve greke paraqesin në kufi aplikimin për lejen e re dhe kanë mundësi të udhëtojnë lirisht.

XS
SM
MD
LG