Lidhje

Uragani Igor kërcënon ishullin Bermuda në Oqeanin Atlantik


Uragani Igor po lëviz drejt ishullit të Bermudas në veripërëndim të Oqeanit Atlantik, ku pritet të shkaktojë erëra të fuqishme, rreshje shiu dhe përmbytje të shtunën në mbrëmje.

Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve thotë se epiqendra e stuhisë do të kalojë afër territorit britanik sonte vonë ose në orët e hershme të ditës së nesërme.

Sipas njesisë matëse të uraganëve fuqia e stuhisë ka arritur në kategorinë 2 dhe uragani Igor pritet të qëndrojë në nivelin e uraganit të rrezikshëm ndërkohë që i afrohet ishullit të Bermudas.

Sipas raportit të fundit, shpejtësia maksimale e erës ishte afër 175 kilometra në orë.

Me tej në lindje të Atlantikut, stuhia tropikale Julia po humb gradualisht fuqinë e saj. Shpejtësia maksimale e erës së kësaj stuhie ka arritur në 85 kilometra në orë. Sipas parashikimeve të motit stuhia tropikale Julia do të dobësohet edhe më tej në ditët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG