Lidhje

FMN, thirrje Shqipërisë për vëmendje më të madhe ndaj ndikimit të krizës globale


FMN, thirrje Shqipërisë për vëmendje më të madhe ndaj ndikimit të krizës globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar i tërhoqi vëmendjen Shqipërisë që të mos nënvlerësojë presionet negative që vijnë nga ekonomia globale. Një zyrtar i FMN-se deklaroi në Tiranë se situata e vështirë ekonomike në Europë dhe në botë do të vazhdojë gjatë, ndaj edhe ekonomia shqiptare duhet të marrë masa mbrojtëse afatgjata për të përballuar ndikime të ndryshme. Gervin Bell, përfaqësues i Fondit tha se deri tani ekonomia shqiptare ka ecur mirë me një rritje rreth 3 për qind dhe me një sistem bankar të shëndetshëm.

XS
SM
MD
LG