Lidhje

FMN kërkon masa urgjente nga Spanja për shkurtimin e shpenzimeve


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Spanja duhet të ndërmarrë masa “urgjente dhe të vendosura” për të reformuar tregjet e punës, bankat, pensionet, dhe pjesë të tjera të ekonomisë për të ndihmuar atë që e quajti rimëkëmbje “të dobët dhe të brishtë”.

Raporti i sotëm i FMN-së thotë se Spanja përballet me një treg pune “jofuksional”, papunësi të lartë, rënie të çmimeve të shtëpive dhe borxhe të mëdha të qeverisë dhe bizneseve.

Huadhënësi global thotë se Spanja ka filluar të marrë disa masa të nevojshme, por se duhet të përqendrohet tek reformat dhe të bëjë ndryshime të tjera.

Gjatë pak ditëve të fundit, bankës qendrore të Spanjës iu desh të merrte përsipër një bankë rajonale që po falimentonte, duke ngritur shqetësimet se edhe banka të tjera mund të kenë nevojë për fonde publike në një kohë kur pjesa më e madhe e Evropës po vuan nga deficitet e mëdha buxhetore.

XS
SM
MD
LG