Lidhje

FMN parashikon rritjen e ekonomisë botërore me 4.8% për vitin 2010


FMN parashikon rritjen e ekonomisë botërore me 4.8% për vitin 2010
FMN parashikon rritjen e ekonomisë botërore me 4.8% për vitin 2010

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rritja ekonomike gjatë vitit 2011 ka të ngjarë të jetë më e ngadaltë nga sa ishte parashikuar, pasi vendet e zhvilluara vazhdojnë të kenë vështirësi. Megjithë rritjen ekonomive më të shpejta që plotëson këtë boshllëk, FMN-ja paralajmëron se vende të tilla si Kina mbeten tepër të varura në eksportet.

Megjithë rritjen e ngadaltë ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e pasura të Evropës, FMN-ja thotë se ekonomia globale do të rritet 4.8 përqind këtë vit, por më ngadalë në vitin 2011. Këshilltari ekonomik i Fondit Monetar Ndërkombëtar Olivier Blançard thotë se kontributi më i madh për këtë rritje ka ardhur nga ekonomitë në rritje, veçanërisht në Azi.

"Parashikimet tona për ekonomitë në rritje dha ato në zhvillim në tërësi janë 7.1 përqind për vitin 2010 dhe 6.4 përqind në vitin 2011. Për ekonomitë në rritje në Azi, ne parashikojmë që rritja të arrijë në 9.4 përqind këtë vit dhe 8.4 përqind vitin e ardhshëm”.

Për të ruajtur mëkëmbjen jo të barabartë dhe delikate, Blançard thotë se ekonomia botërore ka nevojë për një farë ribalancimi.

"Shtrohet pyetja nëse një rimëkëmbje më e balancuar mund të realizohet dhe përgjigja është, po. Por ajo kërkon dy veprime komplekse globale për ribalancimin. Në fakt, ribalancimi është një nga temat kryesore të raportit tonë dhe mënyra jonë e të menduarit rreth botës në këtë moment”.

Për t’ia arritur këtij qëllimi, Blançard thotë se vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë eksportet, ndërsa ekonomitë me rritje të shpejtë duhet të pakësojnë varësinë në tregjet e huaja, ndërkohë që të stimulojnë kërkesën në vend.

Gjetja e kësaj balance ishte një nga temat e diskutimit të Sekretarit amerikan të Thesarit, Timothi Geithner, në Institutin Brukings në Uashington. Pa e përmendur me emër Kinën, zoti Gaitner i bëri thirrje Pekinit të rritë sa më shpejt vlerën e monedhës së tij.

"Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të shikojmë më shumë përparim tek ekonomitë e mëdha në rritje për një sistem monetar shkëmbimi të orientuar nga tregu. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ato vende, monedhat e të cilave janë në vlera tepër të ulta”.

Shtete e Bashkuara besojnë se qeveria kineze e mban vlerën e monedhës së saj të ulët për t’i bërë eksportet e saj më konkuruese dhe importet në vend më të shtrenjta.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se çështja e kursit të shkëmbimit dhe ribalancimi i ekonomisë globale do të jenë mjaft lart në rendin e ditës së takimit të 20 ekonomive më të mëdha të botës që do të mbahet nga fundi i këtij viti në Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG