Lidhje

Ina Rama: Të tregohet një kujdes më i madh në hapjen e procedimeve penale

  • Armand Mero

Ina Rama: Të tregohet një kujdes më i madh në hapjen e procedimeve penale

Ina Rama: Të tregohet një kujdes më i madh në hapjen e procedimeve penale

Në Shqipëri, Prokuroria e Pëgjithshme mblodhi sot drejtuesit e saj në rrethe për të bërë analizën e punës gjatë vitit 2009 Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama në fillim të takimit vlerësoi punën e kryer nga organi i akuzës. Duke ju referuar shifrave, ajo tha se prokurorët kanë përballuar një volum më të madh cështjesh dhe kjo sipas saj tregon një rritje të efikasitetit dhe evidentim më të plotë të ngjarjeve kriminale. Zonja Rama megjithatë kërkoi të tregohej një kujdes më i madh në hapjen e procedimeve penale apo në caktimin e masave të arrestit me burg. Ajo u ndal edhe në zbatimin e ndryshimeve të reja që ju bënë të ashtuquajturit ligj antimafia duke u shprehur se nevojitet një bashkëpunim i ngushtë edhe me policinë në mënyrë që këto ndryshime të sjellin efektin e pritur. Kryeprokurorja kërkoi analizë më të detajuar të rasteve kur Gjykata vendos shpalljen pafajësie apo pushim të çështjeve, duke deklaruar se tani e tutje cdo rast i tillë duhet të referohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

XS
SM
MD
LG