Lidhje

India teston një version të ri të raketës supersonike BrahMos

  • Zëri Amerikës

Media indiane bën të ditur se vendi ka testuar një version të ri më të monovrueshëm të raketës kruz supersonike BrahMos.

Agjencia The Press Trust e Indisë citon zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes të kenë thënë se raketa u lëshua nga një luftanije në lëvizje në brigjet lindore të Indisë dhe goditi një anije që kishte si objektiv. Zyrtarët thanë se raketa me shpejtësi supersonike ndryshoi me sukses drejtimin para se të godiste objektivin.

Raketa BrahMos e ndërtuar në bashkëpunim me Rusinë, ka mbushje konvencionale që arrijnë një rreze gati 300 kilometra.

Nuk dihet në se India informoi vendet fqinje dhe rivalin bërthamor Pakistanin rreth provës së sotme. Të dyja vendet kanë qënë tri herë në luftë me njeritjerin që nga viti 1947.

XS
SM
MD
LG