Lidhje

Medvedev: Mbështesim Indinë si anëtare të përhershme të OKB-së


Medvedev: Mbështesim Indinë si anëtare të përhershme të OKB-së
Medvedev: Mbështesim Indinë si anëtare të përhershme të OKB-së

Presidenti rus Dimitri Medvedev shprehu mbështetje për përpjekjet e Indisë që të bëhet anëtare e përheshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zoti Medvedev foli para studentën në Institutin Indian të Teknologjisë në Bombei, ndërsa i dha fund vizitës së tij në dy ditëshe në përpjekje për të forcuar lidhjet tregtare me Indinë.

Ai e cilësoi vendin e fuqishëm të Azisë Jugore me rritje të shpejtë ekonomike si një “shtet i madh” që ka të drejtë të përfaqësohet në Këshillin e Sigurimit. Por, ai tha se miratimi i kandidaturës nuk do të jetë i lehtë sepse duhet arritur konsensus.

Dje ai u takua me kryeministrin indian Monhaman Singh në Nju Dehli madje ishte i pranishën në nënshkrimin e disa marrëveshjeve tregëtare mes e të cilave ishte një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore, tregtisë dhe industrisë farmaceutike. Marrëveshjet përfshinë edhe prodhimin e përbashkët të gjeneratës së pestë të avionëve luftarak që India dëshiron t’i blej, marrëveshje e cila mund të arrij vlerën e 30 miljardë dollarëve gjatë 10 viteve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG