Lidhje

8 të vdekur dhe shumë të plagosur nga përplasja e dy trenave në Indi


8 të vdekur dhe shumë të plagosur nga përplasja e dy trenave në Indi
8 të vdekur dhe shumë të plagosur nga përplasja e dy trenave në Indi

Njoftimet nga rajoni qendror i Indisë bëjnë të ditur se nga përplasja e një treni ekspres me një tren mallrash kanë mbetur të vdekur tetë vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Zyrtarët vendas thonë se përplasja ndodhi sot herët në mëngjes në stacionin Badaruas në shtetin Madia Pradesh.

Një magjistrat i distriktit tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në skenën e aksidentit.

Deri tani nuk ka hollësi të tjera për ngjarjen.

XS
SM
MD
LG