Lidhje

40 të vrarë dhe shumë të plagosur nga përplasja e dy trenave në Indi

  • Zëri Amerikës

Autoritet në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi, thonë se të paktën 40 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur dy trena u përplasën sot në orët e para të mëngjesit.

Autoritetet thonë se përplasja ndodhi rreth orës dy të mëngjesit, sipas orës lokale, kur një tren ekspres u përplas me një tren të ndaluar në një stacion të distriktit Birbhum.

Pamjet televizive treguan disa vagonë të shkatërruar. Forca e përplasjes ishte aq e madhe, saqë çatia e një prej vagonëve fluturoi në erë dhe ra në një mbikalim përmbi hekurudhë.

Punëtorët e shpëtimit u dërguan në vendin e ngjarjes dhe filluan kërkimet për udhëtarët që mund të ishin ende gjallë nën vagonët e shkatërruar.

XS
SM
MD
LG