Lidhje

Indonezia angazhohet për gjetjen e avionit të zhdukur rus

  • Zëri Amerikës

Indonezia dërgoi ekipe kërkimi-shpëtimi në një zonë malore pranë Xhakartës, në përpjekje për të gjetur një avion rus me të paktën 44 njerëz në bord, i cili u zhduk sot nga radari.

Gazeta Jakarta Post citon autoritetet të ketë thënë se ekipe në terren - përfshi njësi ushtarake – u dërguan nga kryeqyteti për në zonën e largët të malit Salak, pasi helikopterët që po zhvillonin kërkimet hasën vështirësi prej motit të keq dhe u detyruan të ktheheshin në bazë.

Autoritetet thanë se avioni Sukhoi-100 u zhduk, ndërsa mbante një fluturim demonstrues pak pas orës 2 pasdite, me orën lokale. Udhëtarët u përshkruan si miq të ftuar për atë fluturim.

Ministria e transportit e Indonezisë tha se avioni 100-vendësh po zhvillonte fluturimin e tij të dytë demonstrues, kur ai u zhduk në rajonin e largët të Bogorit.

Zyrtarët thanë se pilotët kishin kërkuar leje për të zbritur nga 3,000 në 1,800 metra, pak para se kontakti radio të humbiste. Mali Salak është 2.200 metra i lartë.

XS
SM
MD
LG