Lidhje

Interpoli, më shumë se 5 mijë arrestime në Azi


Interpoli thotë se më shumë se 5 mijë njerëz në mbarë Azinë janë arrestuar në një operacion të koordinuar për organizimin e basteve të paligjshme gjatë Kampionatit Botëror të Futbolli.

Organizata me bazë në Paris tha sot se gati 10 milionë dollarë u kapën përmes sulmeve në 800 qëndra lojrash në Kinë, Malajzi, Singapor dhe Tailandë. Disa qendra u bastisën gjithashtu në Hong Kong dhe Makaui.

Policia vuri në shënjestër qendra që kishin lidhje me krimin e organizuar. Interpoli tha se qendrat që u bastisën kishin kryen baste që kapin shumë e më shumë se 150 milionë dollarëve.

Operacioni ndodhi mes 11 qershorit dhe 11 korrikut, gjatë finaleve të Botërorit që tërhoqi vëmendjen e miliona admiruesve të sportit në mbarë botën.

Interpoli tha se bastet e paligjshme të futbolli janë të lidhura me korrupsionin, pastrimin e parave dhe prostitucionin. Interpoli tha se operacioni duhet të ketë ndikim në të gjitha këto aktivitete.

XS
SM
MD
LG