Lidhje

Irani, shqetësim për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike


Irani, shqetësim për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
Irani, shqetësim për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Agjencia e OKB-së për vëzhgimin bërthamor tha se po bëhet gjithnjë e më shqetësuar se Irani po zhvillon fshehtazi pjesë të një rakete bërthamore.

Vlerësimi është në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që iu paraqet sot mediave.

Associated Press tha se agjencia citoi shtetet anëtare që kanë dhënë informacione të besueshme dhe të plota lidhur me aktivitetin bërthamor të Teheranit.

Raporti thotë gjithashtu se Irani ka filluar instalimin e pajisjeve për pasurimin e uraniumit në një bunker të nëndheshëm.

OKB-ja dhe vendet perendimore kanë vendosur një seri sanksionesh mbi Iranin për refuzimin e tij për të ndalur pasurimin e uraniumit – një proces që mund të çojë në prodhimin e armës bërthamore. Megjithatë Irani thotë se programi i tij bërthamor ka synime paqësore.

XS
SM
MD
LG