Lidhje

Media iraniane përgënjeshtron njoftimet për tentativë atentati kundër Ahmadinexhadit


Media shtetërore iraniane i ka mohuar njoftimet se Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ishte objektiv i një atentati në rajonin perëndimor Hamedan

Kanali televiziv Al-Arabija bëri të ditur se dikush hodhi një mjet shpërthyes pranë autokolonës me të cilën po udhëtonte zoti Ahmadinexhad. Mjeti goditi një nga makinat me të cilën udhëtonin gazetarët.

Një faqe konservatore interneti njoftoi gjithashtu për shpërthimin pranë autokolonës së zotit Ahmadinexhad.

Megjithatë, televizioni shtetëror Press TV hodhi poshtë variantin e atentatit, duke thënë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një fishekzjarr, me sa duket për të përshëndetur vizitën e Presidentit.

Pamjet filmike të agjencive iraniane të lajmeve treguan zotin Ahmadinexhad duke udhëtuar me makinë të hapur dhe të rrethuar nga njerëzit e tij. Një pamje tjetër tregoi një roje sigurimi duke reaguar ndaj zhurmës dhe në sfond, pas autokolonës një re tymi.

Askush nuk u plagos dhe zoti Ahmadinexhad vazhdoi progrmain e tij me një fjalim në Hamedan, pa e përmendur fare incidentin.

XS
SM
MD
LG