Lidhje

Ahmadinexhad, paralajmërime ndaj SHBA, Izraelit kundër sulmeve

  • Zëri Amerikës

Ahmadinexhad, paralajmërime ndaj SHBA, Izraelit kundër sulmeve

Ahmadinexhad, paralajmërime ndaj SHBA, Izraelit kundër sulmeve

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të mos ndërmarrin ndonjë sulm ndaj komplekseve bërthamore të vendit të tij, të cilat shihen nga perëndimi si pjesë të një programi për zhvillimin e armëve atomike.

Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës egjiptiane Al-Akhbar, zoti Ahmadinexhad tha se Irani “nuk do të lejojë” askënd të ndërmarrë akte ndaj tij. Ai tha se forca ushtarake iraniane është në rritje dhe po shkakton frikë tek Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Por zoti Ahmadinexhad përsëriti qëndrimin e tij se programi bërthamor i Iranit është paqësor. Mediat amerikane thonë se një raport, i cili do të publikohet këtë javë nga Agjencia Bërthamore e Kombeve të Bashkuara, do të përmbajë informacione zbulimi që vërtetojnë se Irani po punon për zhvillimin e teknologjisë së armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG