Lidhje

Iran: Shpërthim në një xhami gjatë festës së Ashures


Iran: Shpërthim në një xhami gjatë festës së Ashures
Iran: Shpërthim në një xhami gjatë festës së Ashures

Njoftimet iraniane të lajmeve thonë se një sulm me bombë tronditi qytetin jugor të Çahbaharit duke vrarë të paktën 38 persona.

Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie ku besimtarët ishin mbledhur për ceremoninë e festës së Ashures, një nga ditët e shenjta më të rëndësishme për shiitët.

Televizioni Al Arabija thotë se grupi militant suni Xhundallah (Ushtarët e Zotit) mori përgjegjësinë për sulmin. Zona ku ndodhi shpërthimi është në provincën Sistan-Baluçistan, pranë kufirit të vendit me Pakistanin. Kjo zonë ka shërbyer si bazë për grupin militant.

Njoftimet fillestare tregojnë se një vetëvrasës ishte i përfshirë në sulm, por autoritetet arritën të arrestonin edhe një të dyshuar të dytë para se të hidhte në erë eksplozivët.

Njoftimet thonë se më shumë se 50 veta u plagosën.

Festa e Ashures përkujton vdekjen e Imam Huseinit më shumë se 1,300 vjet përpara. Ai ishte nipi i profetit Muhamet.

XS
SM
MD
LG