Lidhje

Kthehet në Paris akademikja franceze e burgosur në Iran për spiunazh

  • Zëri Amerikës

Një akademike franceze që u mbajt në Iran për 10 muaj nën akuzat për spiunazh, u kthye në shtëpinë e saj në Paris.

24-vjeçarja Klotildë Reis mbërriti në kryeqytetin e Francës sot pasdite dhe u takua me Presidentin, Nikolas Sarkozi. Ajo u lirua pasi avokati i saj u pagoi një gjobë prej 300 mijë dollarësh autoriteteve iraniane.

Reiss u arrestua vitin e kaluar për fotografitë që kishte bërë në protestat e mijëra pjesëtarëve të opozitës iraniane kundër qeverisë së Teheranit vitin e kaluar. Protestuesit thoshin se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale ishin të manipuluara për të siguruar fitoren e Presidentit, Mahmoud Ahmadinexhad. Reiss u dënua edhe me 10 vjet burgim krahas gjobës.

Reiss u lirua disa ditë pasi një gjykatë franceze hodhi poshtë në një çështje tjetër, kërkesën e Shteteve të Bashkuara për dëbimin e një inxhinieri iranian nga Franca, të dyshuar për shkeljen e embargos amerikane ndaj Teheranit lidhur me transferimin e teknologjisë së avancuar.

XS
SM
MD
LG