Lidhje

I pandehuri iraniano-amerikan Arbabsiar deklaron pafajësinë

  • Zëri Amerikës

I pandehuri iraniano-amerikan Arbabsiar deklaron pafajësinë

I pandehuri iraniano-amerikan Arbabsiar deklaron pafajësinë

Një nga të dyshuarit e akuzuar si pjesëmarrës në një komplot për të vrarë ambasadorin saudit në Shtetet e Bashkuara, deklaroi se është i pafajshëm.

Mansor Arbabsiar, shtetas amerikan i natyralizuar, i cili zotëron pashaportë iraniane dhe amerikane, paraqiti deklaratën e tij sot, në një gjykatë në Nju Jork. Ai akuzohet se ka tentuar të punësojë një organizatë kriminale të trafikimit të drogës për të vrarë me bombë, në një restorant në Uashington, ambasadorin saudit Adel al-Jubeir.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se zoti Arbabsiar ishte pjesë e një komploti prej 1,5 milionë dollarësh i organizuar nga grupi ekstremist iranian Kuda, për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër i dyshuar, Gholam Shakuri, është në kërkim por mendohet të jetë në Iran. Irani ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë çështje.

XS
SM
MD
LG