Lidhje

Irani i gatshëm për bisedime "të drejta" mbi programin bërthamor


Ministri i Jashtëm i Iranit, Manuçer Motaki thotë se vendi i tij është gati të rifillojë bisedimet mbi programin bërthamor në rast se këto bisedime do të jenë "të drejta".

Zoti Motaki i tha ministrit të jashtëm të Kinës se Teherani është i gatshëm të rifillojë dialogun me grupin e Vjenës si dhe me 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë. Por zoti Motaki tha se bisedimet do të jenë të sukseshme vetëm nëse ato janë "të drejta" dhe njohin të drejtën e Iranit për të përdorur teknologji bërthamore për qëllime paqësore.

Ministri i jashtëm Iranian dhe ai kinez u takua këtë javë në Nju Jork, ku ndodhen për takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por komentet e zotit Motaki nuk u bënë publike deri dje.

Të mërkurën grupi P5+1 njoftoi se kishte ripërtërirë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të hershme nëpërmjet bisedimeve me Iranin. Ky grup tha se dëshironte të rihapte dialogun me Teheranin për një propozim mbi shkëmbime bërthamore, që u paraqit vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG