Lidhje

Irani thotë se për herë të parë po përdor uraniumin e prodhuar në vend


Irani thotë se për herë të parë po përdor uraniumin e prodhuar në vend
Irani thotë se për herë të parë po përdor uraniumin e prodhuar në vend

Televizioni shtetëror iranian thotë se për herë të parë, në një uzinë bërthamore të vendit do të përdoret uranium i prodhuar në vend. Në njoftimin e sotëm thuhej se ekspertët do të përdorin një koncentrat uraniumi pluhur, të quajtur “yellowcake” në prodhuar në vend, në uzinën e Isfahanit. Më parë, në vitet 1970, Irani e blente këtë lloj materiali bërthamor nga Afrika e Jugut. Ky lajm u bë i njohur nga Irani në prag të bisedimeve nesër në Gjenevë mes Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kethrin Ashton dhe shefit iranian për bisedimet bërthamore Saed Xhalili. Zonja Ashton do të përfaqësojë grupin e fuqive botërore 5+1 në bisedimet e para në më tepër se një vit me Teheranin për programin bërthamor të vendit.

XS
SM
MD
LG