Lidhje

8 të vrarë nga një shpërthim në Ramadi të Irakut


8 të vrarë nga një shpërthim në Ramadi të Irakut
8 të vrarë nga një shpërthim në Ramadi të Irakut

Zyrtarë irakianë thanë se një sulm vetëvrasës me makinë goditi sot ndërtesat qeveritare, duke shkaktuar vrasjen e të paktën 13 personave përfshirë 6 policë. Më shumë se 20 persona tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi afër ndërtesës së këshillit të provincës në qytetin Ramadi, 100 kilometra në perëndim të kryeqyteit të vendit, Bagdad.

Një zyrtar i lartë në provincën Anbar tha se duket që autori i sulmit kishte si objektiv një kompleks qeveritar, por se e hodhi veten në erë para kohe, kur e pa që nuk kishte mundësi të arrinte në atë zonë.

Media irakiane tha se policia mundi të parandalojë një tjetër sum me bombë në një parking makinash, duke zbuluar dhe ç’aktivizuar një pajisje shpërthyese tç lidhur pas një makine.

Ndërkohë, zyrtarët thanë se një sulmues vetëvrasës vrau të paktën dy persona në qytetin verior të Irakut, Bakuba.

XS
SM
MD
LG