Lidhje

Irak: Gjykata e Lartë jep urdhër për hapjen e punimeve të parlamentit

  • Zëri Amerikës

Irak: Gjykata e Lartë jep urdhër për hapjen e punimeve të parlamentit

Irak: Gjykata e Lartë jep urdhër për hapjen e punimeve të parlamentit

Gjykata më e lartë e Irakut ka urdhëruar rifillimin e punimeve të parlamentit dhe të zgjedhë udhëheqësin e ri pas afërsisht tetë muajsh bllokimi të proceseve politike.

Gjykata e lartë sot mori vendimin se vendimi i parlamentit në muajin qërshor për shtyerjen e mbledhjes së parlamentit duke e lënë atë një çëshjte të hapur është “jo-kushtetues.” Ky vendim detyron ligjvënësit të rifillojnë punën në parlament, të zgjedhin kryetarin e parlamentit para se të zgjidhet presidenti.

Ushtruesi i detyrës së kryeparlamentarit, Fuad Massoum, tha se pritet që brenda disa ditëve ai të caktojë datën e mbledhjes së parlamentit.

Aleanca Irakia e mbështetur nga sunitë e që udhëhiqet nga ish kryeministri Ayad Allawi ka marrë më shumë vota se partia “Ligji i Shtetit” e udhëhequr nga kryeministri Nuri al-Maliki në zgjedhjet e 7 marsit por nuk ka marrë shumicën e mjaftueshme për qeverisje.

Që atëhere të dy partitë kanë lobuar për të marrë mbështetje për krijimin e një koalicioni qeveritar.

XS
SM
MD
LG