Lidhje

Irak: Koalicioni i ish kryeministrit Allavi fiton shumicën e vendeve në parlament

  • Zëri Amerikës

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Irak tregojnë se koalicioni i udhëhequr nga ish Ayad Allawi ka fituar dy vende më shjmë se sa blloku i udhëhequr nga Kryeministri Nouri al-Maliki.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 7 marsit, të lëshuara sot, tregojnë se koalicioni Iraqiya i zotit Allawi ka fituar 91 nga 325 vendet e parlamentit dhe koalicioni i zotit Maliki, Shteti Ligjor, 89.

Në vend të tretë është Aleanca Kombëtare e Irakut me shumicë shite, me 70 vende dhe kalicioni kryesor kurdëve, Aleanca e Kurdistanit me 43 vende.

Para këtyre njoftimeve, përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Ad Melkert, tha se zgjedhjet ishin të besueshme dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të pranonin rezultatet.

XS
SM
MD
LG