Lidhje

Irak: 13 të vrarë nga një shpërthim në Bakuba

  • Zëri Amerikës

Të paktën 13 persona u vranë në një sulm me bombë në qytetin verior të Irakut, Bakuba. Autoritetet thanë se të paktën 21 persona u plagosën gjatë shpërthimit, i cili ndodhi sot pranë një xhamie. Mes viktimave kishte gra dhe fëmijë.

Komandanti i lartë i forcave amerikane në Irak tha sot se tërheqja e trupave amerikane nga vendi po realizohet sipas planit, megjithë shtimin e rasteve të dhunës atje.

Gjenerali Ray Odierno tha se numri i trupave amerikane në Irak do të pakësohet me 50 mijë vetë deri në fund të gushtit, nga niveli aktual, që është rreth 70 mijë vetë. Duke folur në Washington, ai tha se SHBA po ashtu po kryejnë sipas planit tërheqjen deri në fund të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG