Lidhje

Video e re, polemika për sjelljen e ushtarëve amerikanë në Irak

  • Gabe Joselow

Video e re, polemika për sjelljen e ushtarëve amerikanë në Irak

Video e re, polemika për sjelljen e ushtarëve amerikanë në Irak

Një video sekrete ushtarake ku janë regjistruar pamje të një sulmi amerikan të kryer në Bagdat 3 vjet më parë, është publikuar në internet. Organizata që e publikoi videon, WikiLeaks, thotë se sulmi la të vrarë një foto-reporter të agjencisë Reuters si dhe shoferin e tij. Organizata që vepron përmes internetit në faqen WikiLeaks.org e kishte marrë videon nga një ushtar i paidentifikuar amerikan. Videoja tregon pamje tronditëse dhe ka ringjallur debatin lidhur me mënyrat për të mbrojtur civilët dhe gazetarët në zjarrin e luftës.

Dy helikopterë Apache sillen mbi një grup burrash që po ecin në Bagdat në korrik 2007. Helikopterët janë thirrur për të mbështetur një grup ushtarësh amerikanë. Piloti i helikopterit kërkon leje për të qëlluar:

Ushtarët amerikanë thonë se burrat janë të armatosur. Ata marrin miratim për të hapur zjarr.

12 veta mbesin të vrarë nga sulmi. WikiLeaks, organizata që e publikoi videon, ka identifikuar 2 nga burrat si një fotoreporter i Reutersit dhe shoferi i tij. Ushtria amerikane ka konfirmuar vërtetësinë e videos, por nuk i ka identifikuar viktimat. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs, nuk dha komente konkrete për incidentin:

“Ishin pamje tronditëse, tepër tragjike.”

Pamjet e publikuara kanë rizgjuar debatin lidhur me rregullat e angazhimit në kohë lufte dhe mbrojtjen e civilëve.

Një raport i nxjerrë më parë nga ushtria amerikane theksonte se forcat amerikane vepruan në përputhje me rregullat, pasi menduan se grupi përbënte kërcënim.

Ushtria tha gjithashtu se në skenën e incidentit ishin gjetur armë dhe granata. Por disa zyrtarë kanë thënë se ushtarët e ngatërruan kameran për armë.

Incidenti ndodhi në kulmin e kryengritjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po shtonin trupat. Michael O’Hanlon është analist i çështjeve të mbrojtjes pranë Institutit Brookings në Uashington:

“Kudo në fushëbetejë kishte aleatë e armiq, gjë që nënkuptonte se nëse një shtetas perëndimor haste në probleme, ndihma nuk ishte larg. Kjo të bënte të ndjeheshe më i sigurt, por nënkuptonte gjithashtu se nëse të merrnin gabimisht për person të rrezikshëm, mund të ishe viktimë e gabuar e zjarrit të forcave ndërkombëtare.”

Sindikata Irakiane e Gazetarëve thotë se incidenti tregon dhunën që civilët kanë përjetuar gjatë luftës:

“Krimi i fundit i shtohet listës së krimeve që u kryen nga trupat amerikane kundër gazetarëve dhe civilëve irakianë. Ka trupa amerikane që tregohen tepër mizore në trajtimin e civilëve dhe gazetarëve.”

Kryeredaktori i agjencisë së lajmeve Reuters e cilësoi incidentin si simbol i rrezikut të madh që ndeshin gazetarët në zona lufte. Kjo agjenci i ka bërë thirrje ushtrisë amerikane të zhvillojë një hetim të plotë lidhur me incidentin.

XS
SM
MD
LG