Lidhje

Irak: Vritet gazetari i dytë brenda 2 ditëve

  • Zëri Amerikës

Policia irakiane thotë se dy persona të armatosur vranë një gazetar të televizionit irakian, gazetari i dytë që vritet në këtë vend gjatë dy ditëve të fundit. Policia tha se persona të armatosur e qëlluan gazetarin pranë shtëpitë së tij në qytetin verior të Mosulit, kur po shkonte në punë.

Të martën u vra një tjetër gazetar i njohur i televizionit, Riad al-Sarai, ndërsa po shkonte me makinë në Bagdadin perëndimor. Grupe të lirisë së shtypit thonë se në Irak, që nga viti 2003 janë vrarë të paktën 139 gazetarë.

Në njoftime të tjera, zyrtarët irakianë të sigurisë thonë se të paktën 6 persona janë vrarë në sulme të veçantë me bombë në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG